Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11/2026 12:15

Në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër, familjet e komunitetit rom po përballen me kushte tejet të vështira jetese. Kasollet e improvizuara, ku në disa raste jetojnë 7 deri në 8 anëtarë të së njëjtës familje, janë kthyer në banesa të mbushura me ujë sa herë që bie shi.Çatitë e improvizuara me llamarina nuk arrijnë t'i mbrojnë banorët nga reshjet, pasi uji depërton brenda banesave, duke lagur dyshemetë dhe gjithçka që ndodhet në to. Për këto familje, shiu nuk është thjesht një fenomen natyror, por një tjetër vështirësi me të cilën duhet të përballen çdo ditë. Banorët shprehen se prej kohësh ndihen të harruar nga pushteti vendor dhe se problemet e tyre nuk kanë marrë zgjidhje, pavarësisht vështirësive të vazhdueshme. Por kushtet e mjerueshme të banimit nuk janë shqetësimi i vetëm. Edhe rruga që të çon në këtë lagje është në gjendje të amortizuar, pothuajse e pakalueshme, duke ua vështirësuar edhe më shumë lëvizjen banorëve.

Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46