Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm për ujin e pijshëm në Vlorë, analizat zbulojnë ndotje fekale në kopshtin nr. 10, fëmijë e të rritur përfundojnë në spital

    Dhuna në protestën në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë

    Siguria e fëmijëve në internet, shqetësimi kryesor i shqiptarëve për teknologjinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Alarm për ujin e pijshëm në Vlorë, analizat zbulojnë ndotje fekale në kopshtin nr. 10, fëmijë e të rritur përfundojnë në spital
    Aktualitet

    Alarm për ujin e pijshëm në Vlorë, analizat zbulojnë ndotje fekale në kopshtin nr. 10, fëmijë e të rritur përfundojnë në spital

    November 8, 2026

    Shqetësime serioze për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, pasi analizat e kryera në depozitën e ujit të kopshtit nr. 10 kanë zbuluar ndotje fekale. Paralelisht, në Spitalin Rajonal të qytetit raportohet për rritje të numrit të pacientëve që paraqiten me simptoma diarreje, mes tyre fëmijë dhe të rritur.

    Problematika u bë e ditur pas rasteve të fëmijëve që kanë shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet pas konsumimit të ujit në kopsht. Sipas informacioneve të raportuara, analizat e para të mostrave nga depozita evidentuan prani të amoniakut dhe mungesë të klorit, ndërsa rezultatet e fundit kanë zbuluar edhe ndotje fekale.

    Prania e baktereve si E. coli në ujin e pijshëm mund të jetë tregues i ndotjes fekale dhe përbën rrezik për shëndetin publik. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes cilësisë së ujit në kopsht dhe shtimit të rasteve me probleme gastrointestinale në spital.

    Ndërkohë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Vlorë po monitoron rrjetin e ujësjellësit dhe po kryen analiza çdo dy orë. Sipas të dhënave të raportuara, mostrat e marra drejtpërdrejt nga rrjeti i furnizimit me ujë kishin rezultuar të pastra në analizat e mëparshme, ndërsa shqetësimi është ngritur nga rezultatet e depozitës së kopshtit.

    Qytetarët presin tashmë sqarime nga institucionet përgjegjëse nëse uji që furnizon qytetin është i sigurt për konsum, si dhe çfarë masash do të ndërmerren për të shmangur rrezikun për shëndetin e banorëve.

    Uji i pijshem Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm për ujin e pijshëm në Vlorë, analizat zbulojnë ndotje fekale në kopshtin nr. 10, fëmijë e të rritur përfundojnë në spital

    November 8, 2026

    Dhuna në protestën në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë

    November 8, 2026

    Siguria e fëmijëve në internet, shqetësimi kryesor i shqiptarëve për teknologjinë

    November 8, 2026

    Sulm me raketa në zemër të Riadit, dëmtohet qendra financiare

    November 8, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.