Askush si Lionel Messi në MLS, fiton Këpucën e Artë për të dytin vit radhazi

08/11/2026 11:26

Lionel Messi vazhdon të shkruajë faqe të historisë në futboll. Sulmuesi argjentinas i Inter Miamin është fituesi i Këpucës së Artë në Major League Soccer për të dytin vit radhazi duke u bërë i pari lojtar në historinë e kampionatit amerikan të futbollit.

Messi e mbylli sezonin e rregullt të MLS që uli siparin pikërisht këtë të shtunë me 26 gola të shënuar në 31 ndeshje të luajtura, ndërkohë që vitin e kaluar  kishte shënuar 29 gola në 28 ndeshje.

Përsa i përket Inter Miamit, skuadra nga Florida u rendit në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes së kampionatit me 60 pikë, pas Nashville që vendosi një rekord të ri me 77 pikë të grumbulluara, duke thyer atë të Inter Miamit në 2024 me 74 pikë.

Tani janë ndeshjet e playoffit të kampionatit amerikan që do të nisin në 19 nëntor, me Inter Miamin që në raundin e parë të kësaj faze me Columbus Crew që e siguroi kualifikimin pasi mposhti Chicago Fire të Robert Lewandowskit.

Top Channel