Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga protesta studentore e ditës së djeshme kundër kryeministrit Edi Rama, ku dokumentohet ndërhyrja e policisë me autobotë me ujë kundër protestuesve.
Studentë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa lëvizja studentore ka ngritur gjithashtu shqetësime për korrupsionin, gjendjen e arsimit, kushtet në universitete si dhe mjekësisë.
Protestat studentore vijojnë në Tiranë, ndërsa kërkesat e të rinjve janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë të cilët u jane përgjigjur të rinjve me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Shfaq Komentet (0)







