E diel, 8 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Ina Zhupa: “Albanian Files”, libri që do ta çojë Edi Ramën në burg
Lajme

Ina Zhupa: “Albanian Files”, libri që do ta çojë Edi Ramën në burg

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me librin e saj “Albanian Files”, të prezantuar më 24 qershor 2026. Sipas demokrates, ky botim synon të hedhë dritë mbi një sërë projektesh arkitekturore dhe investimesh të realizuara në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si janë përzgjedhur dhe miratuar ato.

Në reagimin e saj, Zhupa thekson se libri përmban të dhëna për 523 projekte të hartuara nga studio ndërkombëtare, për të cilat kërkon verifikimin e procedurave të përzgjedhjes, transparencës dhe konkurrencës. Ajo ngre dyshime për praktika të mundshme paracaktimi, si dhe për ndryshime ligjore që, sipas saj, mund të jenë përshtatur për t’u shërbyer interesave të investitorëve të caktuar.

Deputetja demokrate e lidh këtë çështje me mënyrën e administrimit të territorit dhe vendimmarrjen për projektet e mëdha në vend. Në qendër të shqetësimeve të saj janë raportet mes studiove të arkitekturës, investitorëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe mundësia që këto marrëdhënie të kenë ndikuar në përzgjedhjen dhe miratimin e projekteve.

Zhupa kujton se që në prezantimin e librit kishte paralajmëruar se materialet e publikuara do t’i drejtoheshin SPAK-ut dhe do të shërbenin si bazë për kërkimin e përgjegjësive politike dhe institucionale. Ajo e konsideron nisjen e hetimeve një zhvillim të rëndësishëm, por nënvizon se prova e vërtetë e organit të akuzës do të jetë thellësia dhe përfundimi i hetimit.

Në përfundim, deputetja e PD-së shprehet se një hetim i plotë mund të sjellë pasoja penale për kryeministrin Edi Rama, duke e mbyllur reagimin me deklaratën e fortë se “Albanian Files” mund ta çojë atë në burg.

Reagimi Ina Zhupës:

Më 24 qershor 2026, kam paraqitur para shqiptarëve librin që, siç e kam thënë që në ditën e prezantimit, do të bëhej dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën.

SPAK ka konfirmuar nisjen e hetimeve për librin “Albanian Files”.

Një botim që ekspozon Shqipërinë private të Edi Ramës: betonin, privilegjet dhe territoret e dhuruara. 523 projekte, të realizuara nga studio ndërkombëtare, që duhen hetuar për mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin, qepjen e ligjeve me porosi për ta dhe lidhjet mes arkitektëve, investitorëve dhe vendimmarrjes shtetërore.

Territori është trajtuar si plaçkë për t’u ndarë, ndërsa ligjet dhe institucionet janë përdorur për t’iu përshtatur interesave të investitorëve të privilegjuar sipas dëshirave të Edi Ramës.

Prova e SPAK nuk është rregjistrimi i një procedimi por t’i shkojë deri në fund. Nëse hetimi bëhet real, Albanian Files do e çoj Ramën në burg!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.