Messi vendos një tjetër rekord në MLS dhe fiton Këpucën e Artë për herë të dytë radhazi

Lionel Messi vijon të dominojë futbollin amerikan, duke siguruar për të dytin sezon radhazi çmimin e Këpucës së Artë në MLS.

Kapiteni argjentinas i Inter Miamit e mbylli sezonin e rregullt 2026 në krye të renditjes së golashënuesve, pasi shënoi 26 gola në 31 paraqitje.

Të lidhura

None found

Ky triumf e bëri Messin futbollistin e parë në historinë e MLS-së që fiton Këpucën e Artë në dy sezone radhazi. Në vendin e dytë u pozicionua Petar Musa i Dallasit me 22 gola, ndërsa Sam Surridge i Nashville realizoi 21.

Argjentinasi vendosi gjithashtu një tjetër rekord, pasi u bë vetëm lojtari i dytë në historinë e kampionatit që shënon të paktën 25 gola në dy edicione radhazi. Në dy sezonet e fundit, Messi ka arritur në kuotën e 55 golave, ndërsa Josef Martinez mbetet i vetmi që ka bërë më mirë, me 58 gola në vitet 2018-2019.

Gjatë tri sezoneve të fundit, 39-vjeçari ka shënuar 75 gola në sezonet e rregullta të MLS-së, një shifër që renditet e dyta më e larta në historinë e kampionatit për këtë periudhë.

Messi u bë gjithashtu futbollisti i dytë, pas Denis Bouangas, që arrin të shënojë të paktën 20 gola në tri sezone radhazi.

Rekordi i tij shtrihet edhe te kontributet në gola. Ai është lojtari i parë në historinë e MLS-së që regjistron të paktën 40 gola dhe asistime në dy sezone njëra pas tjetrës.

Vetëm në sezonin 2026, Messi grumbulloi 43 kontribute në gola, duke siguruar shifrën e tretë më të mirë të regjistruar ndonjëherë në një sezon të kampionatit.

Ndërsa në tri edicionet e fundit, sulmuesi argjentinas ka regjistruar gjithsej 127 gola dhe asistime. Në të njëjtën periudhë, Evanderi ka 98 kontribute, pra 29 më pak se Messi.


Shtuar më 8.11.2026 10:25

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş