• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

by A R
08/11/2026 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një përditësim mbi ecurinë e nismave të bashkëbisedimit me qytetarët, duke prezantuar qasjen direkt në këtë proces përmes platformave digjitale. Në mesazhin e tij të mëngjesit, ai i drejtohet publikut duke vënë në dukje mundësinë e hyrjes në këtë format komunikimi nga pajisjet elektronike, ku shkruan se e nis ditën “me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj” dhe uuron lexuesve “një të diel të paqtë”.

Përmes një komunikimi më të detajuar, kreu i qeverisë shtjellon arsyet e ngritjes së kësaj hapësire të re, duke nëvizuar natyrën e protestave në një shoqëri demokratike. Sipas tij, çdo protestë ka një sfond më të gjerë sesa shkaku i nisjes dhe përben një të drejtë thelbësore, por ai bën një ndarje të qartë midis shprehjes së lirë dhe veprimeve të paligjshme.

Rama thekson se “në vendet e lira protesta është një e drejtë e pamohueshme”, duke shtuar se “dhuna ndaj institucioneve, kërcënimi dhe vandalizmi ndaj pronës publike e private janë krime. Prandaj refuzimi i dhunës e distancimi prej saj, është ana tjetër e lirisë dhe së drejtës së protestës”.

Duke referuar përvojën e tij personale me lëvizjet studentore të viteve ’90, Rama ritakson detyrimin e pushtetit për t’u angazhuar në bisedime, sepse sipas tij “protesta është një trokitje në veshin e pushtetit dhe pushteti duhet ta dëgjojë çdo protestë, e të jetë kurdoherë gati për dialog”.

Ai argumenton se shpesh protestuesit qytetarë kërkojnë dialog ndërsa qeveritë hezitojnë, por vëren se në kontekstin aktual ka studentë që intimidohn nga të tjerët për të mos folur publikisht. Lidhur me këtë situatë, kryeministri shprehet se “as dhuna e disave nuk mund të bëhet arsye për të mos dëgjuar të tjerët, as refuzimi i dialogut nga disa nuk mund të kthehet në pengesë për ata që duan të dialogojnë”.

Në këtë kuadër është konceptuar edhe platforma e re digjitale, e cila synon të ofrojë një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë fillimisht për studentët dhe më pas për këdo që dëshiron të ngrejë pyetje, kritika apo propozime. Nisma garanton ruajtjen e konfidencialitetit për të gjithë ata që nuk dëshirojnë të publikojnë emrin e tyre.

Rama sqaron se ky mekanizëm nuk kërkon të zëvendësojë tubimet në rrugë apo të imponojë me çdo kusht dakordësinë politike, sepse “synimi është ngritja e një ure ku pyetjet, kritikat, shqetësimet dhe propozimet, ashtu si përgjigjet, kundërargumentet, mirëkuptimi dhe dakordësitë e mundshme, të thuhen lirisht”.

Duke nëvizuar se “askush nuk duhet të zgjedhë mes së drejtës për të protestuar dhe mundësisë për t’u dëgjuar”, ai fton qytetarët ta shfrytëzojnë këtë hapësirë, me parimin se “mund të mos jemi kurrë dakord, por nga mënyra se si e shprehim mosdakordësinë tonë varet edhe sa e mirë ose jo është bashkëjetesa jonë demokratike”.

Nga zëri te përgjigja, Rama detajon funksionimin e platformës së re

Kryeministri Edi Rama ka shtjelluar më tej konceptin dhe mënyrën praktike të funksionimit të hapësirës së re sociale të komunikimit, duke vënë theksin te nevoja për të kaluar nga dëgjimi pasiv te zgjidhja konkrete e shqetësimeve të qytetarëve.

Në mesazhin e tij me titull “Nga zëri te përgjigja”, Rama analizon realitetin e sotëm të komunikimit publik dhe sfidat e tij. Ai vëren se “në rrjetet sociale, të gjithë mund të flasin. Më e vështirë është të dihet kush dëgjoi, çfarë kuptoi dhe çfarë bëri me atë që dëgjoi”. Duke iu referuar gjeneratës së re dhe protestuesve, kryeministri nënvizon se ata “janë formuar në një realitet ku komunikimi është i flakëpërflaktë, autoriteti është gjithnjë në pikëpyetje dhe besimi nuk buron nga hierarkitë tradicionale”.

Për këtë arsye, ai thekson se nisma e re nuk synon të reduktohet në një burokraci administrative. Sipas tij, platforma “nuk duhet të ngjajë me një tjetër kanal procedurash të bezdisshme. Ajo duhet të jetë e thjeshtë, e kuptueshme dhe e ndërtuar rreth asaj që qytetari ka për të thënë”, duke garantuar “një mundësi për të shkruar lirisht, një garanci për të mos u ekspozuar publikisht pa dëshirën tënde dhe një angazhim serioz për t’i trajtuar me respekt e përgjegjësi pyetjet, kritikat, shqetësimet dhe propozimet”.

Lidhur me procedurën e trajtimit të mesazheve, Rama sqaron dy rrugët kryesore të kthimit të përgjigjeve:

  • Për çështjet me interes të përgjithshëm- “Pyetjet me interes të gjerë do të marrin përgjigje publike nga Kryeministri, pa bërë publik identitetin e autorëve që nuk e dëshirojnë këtë”.
  • Për çështjet individuale- “Çështjet që kërkojnë një trajtim individual do t’u përcillen institucioneve përkatëse, me mundësinë e marrjes së përgjigjes në mënyrë private”.

Gjithashtu, kreu i qeverisë njofton se transparenca e këtij procesi do të sigurohet përmes një bilanci periodik. Ai bën me dije se “periodikisht do të publikohet një pasqyrë e dialogut, për të treguar çfarë është pyetur, çfarë është përgjigjur dhe çfarë është bërë apo mund të bëhet në vijim”.

Në përmbyllje të mesazhit, Rama përmbledh objektivin kryesor të kësaj nisme, duke nënvizuar se “qëllimi nuk është thjesht që zëri yt të mbërrijë te Kryeministri, por që përgjigjja të mbërrijë te ti”.

Next Post
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In