Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të diel
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përmes një postimi në Facebook një hapësirë të re komunikimi të quajtur “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes tij dhe qytetarëve.
Sipas prezantimit, kjo hapësirë është menduar veçanërisht për studentët, por do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të komunikojë me kryeministrin, duke parashtruar pyetje, duke shprehur kritika, duke ngritur shqetësime apo duke paraqitur propozime.
Platforma ofron katër kategori kryesore komunikimi: “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime”, përmes të cilave qytetarët mund të përcjellin mendimet dhe kërkesat e tyre.
“Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës.
Përmes butonit “Shkruaj”, të interesuarit mund të dërgojnë mesazhet e tyre, ndërsa në platformë është vendosur edhe një rubrikë që shpjegon arsyen e krijimit të kësaj hapësire.
Top Channel