Rusia ka njoftuar se ka kryer një sulm masiv gjatë natës ndaj objektivave që, sipas saj, i përkasin industrisë ushtarake të Ukrainës, si dhe infrastrukturës energjetike dhe të transportit në Kiev dhe rajonin përreth, raporton Reuters.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se në Kiev janë goditur Ura Veriore, përmes së cilës, sipas saj, transportoheshin armë, pajisje ushtarake dhe automjete për ushtrinë ukrainase, si dhe fabrika “Meridian”, për të cilën Moska pretendon se prodhon raketat me rreze të gjatë veprimi “Flamingo”.
Sipas ministrisë, sulmet kanë dëmtuar edhe disa objekte energjetike dhe industriale në rajonin e Kievit, përfshirë një central elektrik, një nënstacion të energjisë elektrike dhe një objekt ku prodhohen municione.
Rusia pretendon se ka goditur gjithashtu një nënstacion elektrik në rajonin e Zhytomirit, si dhe një anije mallrash në Detin e Zi, për të cilën thotë se transportonte pajisje ushtarake dhe mallra që mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.
-
Rusia godet urën e dytë të madhe në Kiev
-
Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin
-
Ukraina shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë