Real Madridi ka marrë një fitore bindëse në udhëtim ndaj Valencias, duke triumfuar me rezultat 3-0 në kuadër të kampionatit spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e zgjidhi çështjen e fituesit me një paraqitje të sigurt, ku shkëlqyen Federico Valverde, Arda Güler dhe Kylian Mbappe.


Reali kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Valverde përfitoi nga një top i kthyer në skaj të zonës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në minutën e 36-të, madrilenët e dyfishuan epërsinë. Arda Guler përfitoi nga një harkim i bukur dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Valencia tentoi të reagonte, por në pjesën e parë nuk arriti ta gjente golin, ndërsa edhe në vazhdim u përball me një Real Madrid që kontrollonte lojën.

Kylian Mbappe pati një mundësi të mirë në minutën e 58-të, por portieri Stole Dimitrievski reagoi shkëlqyeshëm. Francezi nuk gaboi në rastin e radhës, pasi në minutën e 75-të, pas një pasimi të Arda Gulerit, doli i vetëm përballë portierit dhe me qetësi e paraboloi atë për rezultatin përfundimtar 0-3.

Situata u vështirësua edhe më shumë për vendasit në minutën e 79-të, kur Jose Gaya u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 30 pikëve dhe aktualisht renditet në pozitën e dytë, me pikë të barabarta me Barcelonën kryesuese. Dy pikë më pak ka Atletico Madridi në vendin e tretë, me 28 pikë.

Barcelona dhe Atletico do të përballen të dielën, në një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen e kreut të tabelës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore