Partia Demokratike ka shpallur fituesit e zgjedhjeve për drejtuesit e degëve në Fier dhe Korçë, të zhvilluara këtë të shtunë.
Në degën e Fierit, garën e ka fituar Enkelejda Veliu, e cila mori 196 vota, duke lënë pas kandidatin Ardian Ferro me 192 vota. Diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm katër vota.
Ndërsa në Korçë, fituese është shpallur Harito Zoto, i cili siguroi 398 vota. Përballë tij ishte Mikel Dishnica, që mori 109 vota.
Kështu, Veliu dhe Zoto do të drejtojnë degët përkatëse të Partisë Demokratike, pas procesit të votimit të zhvilluar nga anëtarësia e kësaj force politike.













