Tre banesa të braktisura janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Fërth të Qerretit, në Pukë.
Shtëpitë janë shkrumbuar nga zjarri, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përfshirjen nga zjarri të tre banesave të braktisura.












