Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Korçë.
Në total votuan 517 anëtarë, nga të cilët 10 vota u shpallën të pavlefshme.
Harito Zoto është zgjedhur në krye të PD-së Korçë, duke marrë 398 vota.
Ndërkohë, kandidati tjetër, Mikel Dishnica, mori 109 vota.
