Protesta kombëtare e zhvilluar të shtunën, më 7 nëntor, në Tiranë është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare. Agjencia amerikane “Bloomberg” raportoi për përplasjet mes protestuesve dhe policisë, si edhe për përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga efektivët.
Në një postim në platformën X, Bloomberg shkroi se policia shqiptare përdori këto mjete kundër protestuesve antiqeveritarë në kryeqytet. Sipas agjencisë, protestat dhe tensionet politike të javëve të fundit po vijojnë të shtojnë presionin ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Gjatë protestës së 7 nëntorit pati tensione dhe përplasje. Mënyra se si forcat e rendit reaguan dhe trajtuan protestuesit, veçanërisht të rinjtë dhe studentët që kërkojnë largimin e Ramës, ka ngjallur diskutime të shumta.
Raportimi i Bloomberg tregon se protestat dhe zhvillimet politike në Shqipëri po ndiqen edhe jashtë vendit.







