Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së sotme para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë qëlluar me gurë efektivët e policisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka vlerësuar punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit nga gurët e përdorur gjatë përplasjes me policinë.
“Bravo shërbimet e UKT për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit”, shkruan Balla, duke e shoqëruar reagimin me një emoji duartrokitjesh.
Protesta, e cila sot shënoi ditën e 26-të, u zhvillua relativisht e qetë.
Gjatë saj pati disa episode përplasjesh, por ato mbetën të izoluara dhe pa pasoja të rënda.










