
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, duke shkaktuar panik te banorët. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një rrjedhje gazi.
Për shkak të situatës, banorët janë evakuuar nga pallati. Disa prej tyre kanë shfaqur shenja asfiksie dhe kanë pësuar lëndime, ndaj janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.