Pas foshnjë së parë nga shtatëzania me IVF, edhe 11 raste të konfirmuara në Gjinekologji

Këtë javë lindi foshnja e parë nga shtatzënia përmes fertilizimit të asistuar në Klinikën e Gjinekologjisë. Ky proces, që për herë të parë nisi vitin e kaluar dhe ofrohet falas, ka rezultuar me shtatzëni të suksesshme edhe për 11 gra të tjera. Interesimi i pacienteve për këtë shërbim që ofrohet në QKUK, është rritur dukshëm.

Ëndrra për të përjetuar ndjenjën e mëmësisë iu plotësua pas gjashtë vitesh.

E, këtë, ajo e arriti përmes shtatzënisë me fertilizim të asistuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Tash kur pranë e ka vajzën, 31-vjeçarja ka një mesazh për gratë e tjera.

“Gjithqysh, mos të humbin kohë sepse këtu është çdo sen shumë mirë, gjithçka ka shku shumë mirë, stafi shumë i mrekullueshëm dhe gjithçka ka shku në rregull”.

Por, kjo s’është e vetmja grua që mori shërbimin IVF në Gjinekologji.

“Deri tash i kemi pas përmbi 100 marrje të ovocideve nga qelizat vezë, pastaj përmbi 38 transfere që do të thotë kur bëhet transferi është qeliza e mbarësume dhe pritet shtatzënia prej tyre dhe prej 38 transfereve i kemi deri tash të konfirmuara 11 shtatzëni”, ka thënë Zef Ndrejaj, Drejtor i Gjinekologjisë, QKUK.

Drejtori foli edhe për numrin e pacienteve që kanë kërkuar konsultë për marrjen e këtij shërbimi, që ofrohet falas në QKUK.

“Shërbimi i IVF-së ose FAM si i themi ne ka nis tash gati para një viti deri më tani janë diku 2700 pacientë, të cilët kanë kërkuar konsulta apo janë ardhë në kontroll tek mjekët e repartit, por jo nuk janë duke prit sepse shumica nga këta ose kanë moshë të shtyer ose nuk i plotësojnë kushtet apo kanë edhe ndonjë problem të madh që nuk tejkalohet”, ka thënë Zef Ndrejaj, Drejtor i Gjinekologjisë, QKUK.

Ky shërbim në sektorin privat, varësisht nga procedurat, u kushton pacientëve deri në 10 mijë euro.

 

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika