
Kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme para kryeministrisë, ku protestuesit kanë qëlluar me gurë efektivët e policisë.
Balla ka vlerësuar punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit nga gurët, që janë konsideruar si një nga “armët” kryesore në duart e protestuesve.
“Bravo shërbimet e UKT për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit”, shkruan Balla, duke shoqëruar reagimin me një emoji duartrokitjesh.