Pasi i lanë hesapet edhe këtë herë me zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët tashmë ishin larguar, protestuesit iu rikthyen skenarit të goditjeve me gurë ndaj forcave të policisë.
Situata përshkallëzoi me shfaqjen e një grupi personash të maskuar, të cilët shtynë kazanët e mbeturinave drejt policisë dhe u vunë flakën.
Policia ndërhyri me spray dhe autobotët ujëhedhës. Pamjet nga droni tregojnë fuqinë e presionit të ujit që detyron protestuesit të tërhiqen.
Ndërsa një prej tyre goditet teksa tenton të afrojë një kazan pranë bluve.
Pas përplasjeve përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt qendrës së Tiranës. Edhe pse mes turmës u panë militantë demokratë të mbetur, gjatë marshimit nuk munguan kapsollat dhe thirrjet politike, mes tyre edhe "Revolucion!" e “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?”
Stacioni i fundit i marshimit si çdo herë është Kryeministria. Molotovë, gurë dhe fishekzjarrë u hodhën në drejtim të policisë.
Në pamje dallohen edhe teksa shkulin gurët nga trotuaret për t’i bërë gati për uniformat blu.
Një i ri shihet të bëjë rolin e furnizuesit të protestuesve të tjerë që iu kanë mbaruar “armatimet”.
Përplasjet vijuan me hedhje të përsëritura të ujit nga autobotët e policisë, gaz dhe tymuese.
Pamjet nga ajri tregojnë më pas zhvendosjen e protestuesve drejt zonës së ish-hotel Dajtit, përballë një pranie të konsiderueshme të forcave të policisë.
Krah djemve janë vendosur edhe vajzat që godasin me gurë, madje pa e fshehur fytyrën.
Bulevardi shndërrohet kështu në një arenë përplasjesh, me zjarr, tym, gurë dhe mjete piroteknike për rreth 2 orë, ndërsa policia vijoi ndërhyrjen për të larguar protestuesit.
Në orën 18:00 nisën shoqërimet e para të protestuesve të dhunshëm, ndërsa 30 minuta më pas policia i shpërndau protestuesit me maska. Në bulevard mbetën vetëm një grup, i qetë para kordonëve të policisë.
Një grup protestuesish janë rimbledhur në bulevard, por kanë reshtur sulmet ndaj policisë. Kjo e fundit ka krijuar një kordon, ndërsa ka rinisur edhe qarkullimi i automjeteve.
Ndërsa disa efektivë policie kalonin përmes Parkut “Rinia”, protestuesit i kanë pritur me thirrje përçmuese dhe fjalët “turp, turp”.
Policia ka avancuar me ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve të mbetur në bulevard. Pas ujit, kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve.
Autobotet e ujit kanë përparuar drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa ka edhe protestues që tërhiqen në rrugët e qendrës.
Vijon thuajse e njëjtë situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Grupi i mbetur i protestuesve të maskuar hedhin gurë drejt autobotëve të ujit e policisë. Në krye të sulmeve janë një grup vajzash.
Herë pas here protestuesit përdorin edhe fishekzjarrë, ndërsa policia kundërpërgjigjet me ujë.
Në bulevard kanë mbetur vetëm një grup protestuesish të maskuar që vijojnë sulmet ndaj policisë.
Ata hedhin vazhdimisht molotovë e gurë dhe thërrasin “polici e krimit” e “dorëheqje”. Disa prej molotovëve kanë rënë pranë autobotëve të ujit.
Protestuesit në bulevard kanë krijuar një front përballë policisë, drejt së cilës hedhin molotovë dhe përdorin lazerë për t’i shpërqendruar. Disa të tjerë zbrazin në rrugë çanta me gurë.
Prej tyre nuk resht thirrja “dorëheqje”, me të cilën kërkojnë largimin e kryeministrit.
Nga ana tjetër, policia ka avancuar në bulevard duke i zhvendosur protestuesit pranë Parkut “Rinia”.
Policia po ndërhyn për të shpërndarë protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Autobotët kanë nisur të lëvizin dhe po hedhin ujë, ndërsa protestuesit sprapsen drejt hyrjes së bulevardit.
Një pjesë e tyre hedhin fishekzjarrë, kapsollë e tymuese, si dhe përdorin lazerë të fortë.
Protestuesit me maska kanë vijuar me hedhjen e molotovëve drejt oborrit të kryeministrisë. Në përgjigje, policia ka hedhur ujë.
Disa protestues me maska kanë marrë lazerë me vete, të cilët ia drejtojnë autobotëve të policisë.
‘Maskat’ po hedhin kapsollë e molotovë drejt kryeministrisë. Një molotov ka hyrë edhe në oborrin e godinës, duke shkaktuar flakë krah autobotit të policisë.
Policia i shoi flakët menjëherë dhe po ndërhyn me hedhjen e ujit drejt protestuesve.
Protestuesit e maskuar kanë nisur me përgatitjen e ‘arsenalit’ të gurëve për t’i hedhur drejt kryeministrisë. Ata shkulin pllakat e trotuareve, ndërsa marrin edhe vazot e gurta të cilat i përmbysin dhe i thyejnë.
Copat e tyre i përdorin për sulmet e radhës.
Një grup protestuesish të maskuar i janë rikthyer akteve të dhunës. Disa prej tyre shkulën pllakat e gurit nga trotuari dhe sulmuan godinën e Kryeministrisë.
Policia ka hedhur gaz lot sjellës turmës së protestuesve që po marshonin drejt Kryeministrisë.
Ky është momenti kur një prej protestuesve të maskuar që po shtynte një kosh mbeturinash drejt autobotit të policisë gjatë tensioneve te Ministria e Arsimit, goditet nga uji me presion.
Forca e ujit e kap në fytyrë, ku mban maskë e syze dhe më pas e hedh në tokë. Protestuesi bën një rrotullim dhe më pas ngrihet në këmbë.
Me të nisur marshimin, protestuesit kanë hedhur edhe kapsollë. Ajo që vihet re, është ndarja mes grupeve me të dalë nga “Rruga e Durrësit”.
Demokratët i janë drejtuar qendrës, ndërsa protestuesit drejt Bankës së Shqipërisë e KQZ, ndërsa më pas do të kalojnë edhe te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Këta të fundit bëjnë edhe thirrje si “arresto Berishën.”
Protestuesit, përfshirë edhe militantët e deputetët e Partisë Demokratike, po tërhiqen nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin.
Disa protestues nuk i kanë kursyer as thirrjet drejt palës tjetër: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
-
Na flliqen Tironen maloket e Sales me ne krye Lushaj e sorollop.
Përgjigju -
Këtu mblidhen baxhella dhe kontigjente krimi malok shpellarë...
Përgjigju -
Koto janë banda kriminale,janë hajdut e kontigjente policie..... A ka studentë shpellarë....sigurisht nga prindër shpellarë dalin studentë shpellarë..
Përgjigju -
Po pse mos ti shkulin e prishin trotuaret ato 10 "studente"i thenshin se ato nuk e din se cfrare eshte puna,e sa kan kushtu e do te kushtojne per sistemimin e tyre,ato dine vetem te hane mire te rrin neper kafene e diskoteka te vishen me rroba firmato,po kur po shikoja nje femi 10vjecare te mbuluar me me shami te bardhe si ato te myslimaneve te shteteve te gazes o zot a ka prinder ai femi,ku jemi katandis
Përgjigju











Komente
Komento