
Një protestues ka dhënë një mesazh ndaj kryeministrit Edi Rama, thase nuk do të tërhiqet nga protesta, pavarësisht gjobave apo dhunës policore.
Ai theksoi se as ndëshkimet financiare dhe as përdorimi i plumbave të gomës nuk do ta ndalin të protestojë, ndërsa kërkoi nga kreu i qeverisë të mbajë përgjegjësi për atë që ai e cilësoi si miliona të vjedhura.
“Edhe 500 milionë euro të më vërë gjobë Rama, nuk më tremb. Mua nuk më tremb as plumbi i gomës. Asgjë, as dhuna”, deklaroi protestuesi.
Ai u shpreh i vendosur se do të vijojë të jetë pjesë e tubimeve, duke përsëritur thirrjen e tij drejtuar kryeministrit. “Unë do të vij këtu dhe ti japësh llogari për ato miliona që ke vjedhur dhe ik, Edi Rama”, përfundoi ai.