Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve

7 Nëntor 2026 | 15:55

Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit.

Vetëm pak minuta më parë, protestues të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa këta të fundit u kanë bërë thirrje të mos përfshihen në akte dhune dhe të tërhiqen.

Policia ka përdorur spraj në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, ndërsa është hedhur edhe ujë në drejtim të tyre. Ndërkohë, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa më pas i kanë pozicionuar përballë forcave të policisë dhe autobotëve me ujë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje në protestën e studentëve, të rinjtë e maskuar qëllojnë me gurë efektivët

Incidentet e para janë shënuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku disa të rinj me fytyra të maskuara kanë nisur të qëllojnë me gurë në drejtim...
15:42 | 07/11/2026

Aksidentohet gjatë punës në galeri, humb jetën 62-vjeçari në Martanesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Martaneshit, në Bulqizë, ku një punëtor në një subjekt minerar ka humbur jetën...
15:02 | 07/11/2026

Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, protestuesit largojnë një qytetar nga tubimi

Tensione janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë kundërshtuar praninë e një qytetari, duke i kërkuar të largohet nga protesta. Situata është tensionuar...
14:44 | 07/11/2026