Një goditje në fund mjafton për Tiranën, Teuta zhgënjen sërish
Torino-Lecce, nis me 15 minuta vonesë për një problem të pazakontë.
Përpara startit të takimit, pasi lojtarët kishin zbritur në fushë dhe ishte mbajtur një minutë heshtje në nderim të De Miguel, arbitri Feliciani konstatoi një problem që nuk haset shpesh në futboll.
Vija e portës në tribunën Maratona, në anën ku duhej të sulmonte Lecce, nuk ishte plotësisht e drejtë. Për këtë arsye, stafi i stadiumit “Olimpico Grande Torino” ndërhyri me nxitim për ta rregulluar, në mënyrë që teknologjia e vijës së portës (Goal Line Technology) të funksiononte siç duhet.
Në stadium ishte i pranishëm edhe arbitri Daniele Orsato, i cili zbriti në fushë për të mbikëqyrur ndërhyrjen. Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave u bë e mundur nisja e takimit, rreth 15 minuta pas orarit të parashikuar.
Top Channel