KE: Financimi i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut mbetet i ulët, ndërsa personeli mjekësor vazhdon të largohet

Komisioni Evropian, në Raportin e fundit për përparimin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, rendit mes problemeve kryesore financimin e pamjaftueshëm të shëndetësisë publike, largimin e personelit mjekësor, pabarazinë në qasjen te shërbimet dhe kontrollin e dobët të duhanpirjes në ambiente të mbyllura.

Vlerësimi për mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetin publik, i përfshirë në Kapitullin 28, tregon se sistemi shëndetësor përballet ende me vështirësi serioze strukturore. Qytetarët paguajnë nga xhepi deri në 42 përqind të shpenzimeve shëndetësore, çka përbën pengesë të konsiderueshme për qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor.

Të lidhura

None found

Sipas KE-së, fondet për shëndetësinë publike u rritën lehtë edhe gjatë vitit 2025, por niveli i financimit vazhdon të jetë shumë larg mesatares së BE-së. Sistemi mbështetet në një masë të madhe te pagesat e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe sigurimi shëndetësor vullnetar, duke i thelluar pabarazitë në marrjen e shërbimeve.

Kujdesi shëndetësor universal ofrohet pa pagesë përmes shërbimit parësor, ndërsa pacientët paguajnë për disa shërbime spitalore, vizita te specialistët dhe barna. Komisioni e vlerëson të papërshtatshme shtrirjen, disponueshmërinë dhe shpërndarjen gjeografike të shërbimeve, veçanërisht të atyre specialistike. Mungesa e personelit është një tjetër vështirësi: numri i infermiereve për 100.000 banorë mbetet nën mesataren evropiane.

Punonjësit shëndetësorë vijojnë të largohen nga sektori publik drejt atij privat ose të shkojnë për të punuar jashtë vendit.

Raporti vëren gjithashtu se rastet e regjistruara me kancer dhe shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet malinje vazhduan të rriten vitin e kaluar. Në vend zhvillohen fushata skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit, por testimi për HPV nuk është bërë ende pjesë e skriningut për kancerin e qafës së mitrës.

KE bën thirrje për informim më të gjerë të publikut dhe për përfshirjen e më shumë personave nga grupet e synuara në kontrollet parandaluese. Sipas Raportit, buxheti i kufizuar dhe mungesa e personelit mjekësor ndikojnë negativisht edhe në politikat për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ndërkohë, shteti vijon programet vjetore për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ato përfshijnë identifikimin e hershëm të faktorëve të rrezikut, kontrollet parandaluese në shëndetësinë parësore, edukimin shëndetësor dhe përmirësimin e diagnostikimit e të trajtimit.

Zbatimi i masave kundër duhanit mbetet i pamjaftueshëm, sipas Komisionit. Maqedonia e Veriut duhet të miratojë një ligj të ri për t’i përafruar më tej rregullat për produktet e duhanit me ato evropiane, megjithëse zbatimi i tij pritet të jetë një sfidë serioze. Pirja e duhanit vazhdon të tolerohet pa sanksione në ambiente të mbyllura, përfshirë institucione publike, disa institucione shëndetësore dhe restorante.

Raporti shpreh shqetësim edhe për përdorimin e gjerë të antibiotikëve, i cili ndihmon zhvillimin e rezistencës antimikrobike, pra të rezistencës së mikroorganizmave ndaj barnave që përdoren kundër tyre. Plani kombëtar i veprimit për rezistencën antimikrobike për periudhën 2026–2028 nuk është miratuar ende.

Për sëmundjet ngjitëse, KE kërkon përafrimin e legjislacionit kombëtar me rregulloret evropiane. Që prej vitit 2016, vendi dërgon të dhëna në sistemin evropian TESSy për disa prej këtyre sëmundjeve, përfshirë gripin, HIV/SIDA, hepatitin A, gonorenë, ethet e Nilit Perëndimor dhe COVID-19. Vendi ka gjithashtu një sistem për zbulimin e hershëm të epidemive.

Qasja në shërbimet shëndetësore është veçanërisht e kufizuar për gratë nga zonat rurale dhe komunitetet e margjinalizuara. Raporti vëren se gratë vazhdojnë të denoncojnë raste kur gjinekologët e tyre u kërkojnë në mënyrë të paligjshme pagesë për shërbime që, sipas sigurimit shëndetësor, duhet të ofrohen falas.

Programet parandaluese për zbulimin e kancerit të qafës së mitrës dhe të gjirit janë të disponueshme, por nuk shfrytëzohen njësoj nga të gjitha grupet e popullsisë. Nismat për të ulur pabarazitë shëndetësore, sidomos për romët, njerëzit që jetojnë në varfëri dhe banorët e zonave të largëta, vazhdojnë me mbështetjen e donatorëve, por kanë ndikim të kufizuar.

Në fushën e digjitalizimit, sistemi kombëtar i shëndetësisë elektronike grumbullon të dhëna vetëm nga institucionet publike. Meqë informacioni nga institucionet private mungon, dosjet shëndetësore të pacientëve mbeten të paplota. Aplikacioni elektronik shëndetësor funksionon, por sistemi për caktimin e kontrolleve ka nevojë për përmirësime të tjera.

KE nuk konstaton përparim në fushën e gjakut, qelizave, indeve dhe organeve. Legjislacioni kombëtar nuk është përafruar ende me rregullat evropiane për të drejtat e pacientëve gjatë trajtimit ndërkufitar. Arritje të reja nuk janë shënuar as për barnat për përdorim human e veterinar, vlerësimin e teknologjive shëndetësore, produktet kozmetike dhe pajisjet mjekësore.

Dokumenti vëren gjithashtu se vendi nuk ka miratuar ende një strategji për mbrojtjen e konsumatorëve dhe nuk ka krijuar një platformë të përshtatshme në internet për informimin e tyre. Për të parandaluar korrupsionin në shëndetësi, Komisioni kërkon përpjekje të mëtejshme në planifikimin e shpenzimeve, rritjen e transparencës së prokurimeve publike, forcimin e integritetit, deklarimin e pasurisë dhe digjitalizimin.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş