Protestuesit i vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtyjnë drejt policisë, hidhen edhe sende të tjera, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

07/11/2026 15:41

Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është tesnionuar, pasi disa protestues u kanë vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i kanë shtyrë në drejtim të forcave të policisë.

Gjatë tensioneve janë hedhur gjithashtu sende të tjera drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me spraj dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet kanë shënuar një tjetër moment tensioni gjatë tubimit, i cili nisi me protestën e studentëve dhe më pas u shoqërua me përplasje mes tyre dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.

Top Channel