Një minator rreth 62 vjeç ka humbur jetën gjatë punës në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, në Bulqizë.
Ngjarja është regjistruar këtë të shtunë, më 7 nëntor 2026. Viktima, me inicialet G. M., banues në Klos, dyshohet se është aksidentuar gjatë kryerjes së punës. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në punë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 62-vjeçarit.


