Aktivisti Visar Martinaj i bën thirrje studentëve që të organizohen dhe lëvizja e tyre të marrë profil politik.

Nga protesta para Ministrisë së Arsimit, aktivisti tha se studentët duhet të nxjerrin kandidat për Bashkinë e Tiranës, ndërsa partitë opozitare duhet të ftohen për ta mbështetur.

“Duhet që studentët të organizohen. Kandidati për bashkinë e Tiranës të dalë nga studentët dhe nga askush tjetër. T’i bëhet ftesë partive politike që nëse duan ta mbështesin, nëse nuk duan të rrinë aty ku janë, të mbajnë Ramën. Qëllimi duhet të jetë heqja e Bashkisë së Tiranës nga kthetrat e PS. Mision është marrja e bashkisë së kryeqytetit”, tha ai.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb