Nga protesta e sotme para ministrisë së Arsimit një prej drejtuesve të kësaj proteste deklaroi se kemi vendosur që në Tiranë të dalim me një emër gjithëpërfaqësues nga radhët tona. “Nëse duan partitë e tjera të na mbështesim me emrin kandidat për kryebashkiak në Tiranë, i mirëpresim; nëse jo të shohin punët e tyre”.
Pra po kristalizohet nga protestuesit studentë dhe ato të “flamingove” që në kryeqytet të kandidojnë për kryebashkiak me një emër që ata do të nxjerrin.
Me sa duket do të kemi zhvillime interesante në Tiranë, sepse mundet që PD dhe partitë e tjera ta mbështetin kandidatin e protestës.