Tragjedi në Kaliforni, dy parashutistë humbin jetën pas përplasjes në ajër

7 Nëntor 2026 | 13:31

Aksidenti ndodhi pranë Liqenit Elsinore, gjatë një kampi trajnimi për gratë. Parashutat e dy sportistëve u ngatërruan pas përplasjes, duke bërë që të pësonin lëndime fatale.

Një ngjarje tragjike është regjistruar të premten në shtetin amerikan të Kalifornisë, ku dy parashutistë kanë humbur jetën pasi janë përplasur me njëri-tjetrin në ajër gjatë një hedhjeje me parashutë.

Sipas raportimit të The New York Times, përplasja ndodhi në një lartësi prej rreth 45 metrash, teksa dy parashutistët po përgatiteshin të uleshin pranë Liqenit Elsinore. Si pasojë e kontaktit, parashutat e tyre u ngatërruan, duke shkaktuar aksidentin.

Të dy personat pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arritën të mbijetonin.

Një zëdhënës i kompanisë Skydive Elsinore bëri të ditur se aksidenti ndodhi gjatë zhvillimit të një kampi trajnimi për gratë, të organizuar nga kompania.

Ndërkohë, identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike.

Deirdre Vickers, zëdhënëse e Zyrës së Sherifit të Qarkut Riverside, konfirmoi se ngjarja është nën hetim për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA mban të hapur opsionin ushtarak ndaj Iranit, ish-zyrtari i Pentagonit: Trump ka kapacitete të mjaftueshme për të goditur

Përdorimi i forcës ushtarake nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin, megjithëse Presidenti Donald Trump disponon kapacitete të plota ushtarake për...
13:29 | 07/11/2026

Kremlini shpall përbërjen e delegacionit rus në samitin e ri trepalësh në Abu Dhabi

Kremlini njoftoi të shtunën përbërjen e delegacionit rus që do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve trepalëshe për paqen në Ukrainë, të...
13:26 | 07/11/2026

Një gjykatë federale bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht ndërtimin e harkut triumfal që presidenti Donald Trump planifikon të ngrejë në kryeqytetin amerikan, Uashington. Vendimi parashikon...
13:22 | 07/11/2026