Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, opozita në mbështetje të studentëve

'PD në protestë që ditën e parë', Bushkolaj: Pse vijon rezistenca? Përgjegjësia mbetet te Godina e Kryeministrisë

13:02, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elkier Bushkolaj, në një intervistë për Syri TV, u shpreh se Partia Demokratike ka qenë pjesë e protestës që prej ditës së parë, ndërsa theksoi se rezistenca vijon për shkak të qëndrimit të kryeministrit Edi Rama.

Bushkolaj vuri në dukje kontrastin mes thirrjeve të Ramës për dialog me studentët dhe mënyrës se si qeveria ka trajtuar bizneset, të cilat nuk u dëgjuan për paketën fiskale, por u përballën me rritje taksash dhe kërkesa të shtuara.

Ai theksoi se kjo politikë po rëndon sipërmarrjen e ndershme dhe veçanërisht eksportuesit.

Pjesë nga intervista:

Për hir të së vërtetës, përtej ditës së tretë apo njoftimit për ditën e tretë, në fakt Partia Demokratike ka qenë aty që ditën e parë, bashkë me të gjitha grupet apo degët e saj në Tiranë dhe në rrethe, por problemi është pse nuk po shuhet rezistenca dhe arsyet kryesore mbeten te Godina e Kryeministrit.

Ka një paradoks shumë të madh: ftohen studentët për një dialog, ndërkohë studentët e shohin përpara syve të tyre, në kulmin e protestës, se si përfundon dialogu për bizneset për paketën fiskale, ku bizneseve, pa u pyetur fare, u shtohen taksat, u shtohen kërkesat e llogarisë, në një kohë kur këtu paraja e zezë dhe paraja informale prej vitesh po e rrënojnë sipërmarrjen e ndershme dhe veçanërisht eksportuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco