PD proteston ndaj qeverisë, marshon në bulevard dhe drejt Ministrisë së Arsimit

Aktualitet | 3 orë më parë

Partia Demokratike mban protestën e saj të radhës para Kryeministrisë në mbështetje të studentëve. Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë marshuar nga selia blu drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa më pas kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit ku zhvillohet edhe protesta e studentëve.

Turma e protestuesve ka përshkuar rrugët kryesore të Tiranës, ku në krye të marshimit janë pozicionuar deputetë dhe figura të njohura të opozitës, ndërsa bie në sy mungesa e kreut të demokratëve, Sali Berisha.

Ndërkohë nga ana e institucioneve janë marrë masa sigurie përgjatë gjithë perimetrit të institucioneve kyçe ku është vënë re një prani e lartë e efektivëve të policisë, ndërsa situata në terren paraqitet e qetë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme