Qytetarët nuk janë të kënaqur me ‘hermafrodizmin’ politik të Elisa Spiropalit. Ata i kanë kërkuar asaj të dalë në protestë si Marjana Koçeku, me simbolikë të kecit, ndërsa kanë komentuar poshtë postimit të saj.
Elisa Spiropali ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, i shoqëruar me një fotografi ku shfaqet e veshur me stilin e revolucionarit kuban Che Guevara dhe me mbishkrimin “Kreu i puçit”.
“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”, shkruan Spiropali, duke e shoqëruar postimin me disa emoji që e bëjnë mesazhin edhe më ironik.
Postimi duket si një përgjigje me humor ndaj aludimeve për një lëvizje të saj kundër Edi Ramës brenda Partisë Socialiste. Por, përtej ironisë, zgjedhja e figurës së Che Guevarës dhe formulimi i mesazhit krijojnë përshtypjen e një kundërpërgjigjeje politike: ajo që është cilësuar si “puç” mund të ketë dështuar, por beteja, sipas nëntekstit të Spiropalit, nuk ka përfunduar.
Në një kohë kur Spiropali është vënë në shënjestrën e Ramës për qëndrimet dhe kundërshtimet e saj brenda partisë, postimi mund të lexohet edhe si një sinjal se ajo nuk ka ndërmend të tërhiqet. Referenca te Che Guevara, simbol i revoltës dhe sfidës ndaj pushtetit, e përforcon këtë nëntekst.
Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë vetëm për një thumbim ironik ndaj zhvillimeve në PS apo për një paralajmërim se përplasja politike brenda mazhorancës sapo ka hyrë në një fazë tjetër.a.b





