Partia Demokratike pritet që në orën 12:00 të ditës së sotme të mblidhen për të protestuar. Gjithashtu edhe studentët kanë paralajmëruar një protestë për sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Si pasojë, policia ka bërë një plan masash për protestat e sotme. Raportohet se në terren janë angazhuar 1200 efektivë policie.
Në këtë plan përfshihen Forcat e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të pozicionohen pranë institucioneve, si dhe automjetet policore ujë hedhëse.
Edhe komisariatet e Policisë së Tiranës kanë angazhuar agjentët e tyre për garantimin e rendit dhe të qetësisë publike, në përputhje me planifikimin ditor të shërbimeve policore.












