Dyshime për probleme nga ushqimi janë regjistruar në Vlorë, ku 7 raste kanë kërkuar shërbim në pediatri. Të tjerë prindër konfirmojnë simptomat, por u kanë dhënë fëmijëve shërbim në banesë. Bëhet fjalë për fëmijët e Kopshtit nr. 10 në Vlorë, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë pasur simptoma me bark e të vjella të vazhdueshme.