Tirana do të jetë sot në qendër të dy protestave, me të njëjtin qëllim: kundër qeverisë Rama.
Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj në orën 12:00, me thirrjen për t'iu bashkuar revoltës studentore. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve politike të bëhen pjesë e tubimit, në mbështetje të studentëve.
Ndërkohë, në orën 14:00, studentët do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit.
Pas më shumë se 150 ditësh protestë, studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
© SYRI.net
Berisha publikon grafikun që rrëzon mashtrimin e narkoshtetit: Euro nuk u rrëzua nga turizmi, por nga droga
Berisha: Nesër i japim mesazh qeverisë se studentët kanë mbështetjen e shoqërisë shqiptare
Nuk kërkoi falje që i quajti trafikantë/ Rama shantazhon publikisht studentët dhe pedagogët: Pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja...