E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet shpërthimi që shkrumboi makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan
Lajme

Zbardhet shpërthimi që shkrumboi makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan

Arrestohet autori

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të 5 nëntorit, kur një automjet në pronësi të një punonjëseje të Bashkisë së Elbasanit u shkrumbua nga flakët pas një shpërthimi me lëndë plasëse. Në pranga ka përfunduar personi i dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, një sasi lënde plasëse shpërtheu në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases me inicialet A. D.

Shpërthimi shkaktoi përfshirjen e automjetit nga flakët, të cilat u përhapën më pas edhe në një makinë tjetër tip “Benz”, të parkuar pranë tij. Si pasojë, edhe ky automjet pësoi dëmtime.

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor nisi veprimet për të dokumentuar rastin, për të sqaruar rrethanat e shpërthimit dhe për të identifikuar personin përgjegjës.

Pas hetimeve dhe veprimeve të kryera, Policia e Elbasanit njoftoi se ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, ka identifikuar personin e dyshuar dhe ka bërë arrestimin e tij.

Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar motivet që çuan në vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e punonjëses së Bashkisë, si dhe nëse sulmi kishte lidhje me detyrën e saj apo me ndonjë konflikt tjetër personal.

Detaje të mëtejshme mbi identitetin e të arrestuarit dhe rrethanat e ngjarjes pritet të bëhen publike në vijim nga autoritetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.