Aktualitet

Sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama: Destinacioni më i ri turistik i Tiranës!

Sofra e gurtë që prej ditësh qëndron para Kryeministrisë, si pjesë e ftesës së qeverisë për dialog me protestuesit, po merr vëmendjen e qytetarëve në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama publikon imazhe të atyre që ndalojnë për të fotografuar objektin, duke e cilësuar si “destinacionin më të ri turistik të Tiranës”.

Mirëmëngjes dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur, shkruan Rama.

Ndërkohë, protestuesit refuzojnë ftesën për dialog dhe për sot kanë njoftuar protestën antiqeveritare të radhës, në orën 14:00, te Ministria e Arsimit. Në kryeqytet, vijojnë prej 13 tetorit tubimet e të rinjve, shoqëruar edhe me akte dhune e përplasje me policinë.