Durrës! 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë shëndetësore

6 Nëntor 2026 | 21:06

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij.

Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ka ushtruar dhunë ndaj babait 72-vjeçar dhe nënës 69-vjeçare, përballë banesës së tyre.

Si pasojë e goditjeve, të dy prindërit kanë mbetur të dëmtuar. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të gjendjes së tij, 72-vjeçari është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda...
21:01 | 06/11/2026

Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të premte Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Gjatë ceremonisë,...
16:21 | 06/11/2026

Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor

Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air ka dalë me një reagim ku...
15:58 | 06/11/2026