Një aksident është regjistruar në bulevardin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës.
Një person që lëvizte me monopatinë elektrike është përfshirë në aksident, duke mbetur i plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit.










