E premte, 6 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Greqi Nikolin Pali, pranon edhe dy vrasje në Shqipëri
Lajme

Arrestohet në Greqi Nikolin Pali, pranon edhe dy vrasje në Shqipëri

Ekzekutoi dy vëllezër në Shkodër

Arrestimi i Nikolin Palit në Greqi ka sjellë zhvillime të reja në hetimet për aktivitetin e tij kriminal, pasi ai dyshohet se ka pranuar përpara autoriteteve greke edhe dy vrasje të kryera në Shqipëri, përpara se të largohej drejt shtetit fqinj.

Sipas informacioneve të bëra publike, Pali nuk ka pranuar vetëm përfshirjen në dy vrasje të ndodhura në Greqi në vitin 2020, por ka rrëfyer edhe dy ekzekutime të tjera në territorin shqiptar. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2002, në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës.

Viktimat e dyshuara të këtij krimi janë dy vëllezërit Sejdin dhe Seldjan Vucaj, të cilët dyshohet se janë vrarë nga Nikolin Pali rreth 24 vite më parë.

Hetimet në Greqi, dyshime për përfshirje në krime të tjera

Pas arrestimit, autoritetet greke kanë vijuar hetimet për të zbardhur të gjithë aktivitetin e dyshuar kriminal të Palit dhe për të verifikuar nëse ai ka lidhje me ngjarje të tjera të rënda në Greqi.

Pranimi i dyshuar i dy vrasjeve në Shqipëri shton një tjetër element në dosjen e tij, duke rikthyer në vëmendje një ngjarje të rëndë të ndodhur në Shkodër në vitin 2002, e cila tashmë mund të marrë një tjetër drejtim hetimor.

Mbetet për t’u parë nëse informacionet e dhëna nga Pali do të çojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së dy vëllezërve Vucaj dhe në dokumentimin e përfshirjes së tij në ngjarje të tjera kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.