Qeveria miraton Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike këtë të premte, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, si dhe dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve financiare për projekte në fushën e efiçiencës së energjisë dhe trajtimit të ujërave të zeza.

Siç bëhet e ditur nga Qeveria, Projektligji për Rregullatorin e Energjisë përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), statusin dhe organizimin e saj të brendshëm, si dhe mënyrën e financimit.

Po ashtu, projektligji parasheh monitorimin e funksionimit të tregjeve të energjisë, dhënien e lejeve dhe certifikimin në sektorin e energjisë, miratimin e tarifave dhe metodologjive tarifore, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit përkatës, njofton Dukagjini.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, duke vepruar së bashku si Administrator i Komisionit Evropian, për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Gjithashtu, është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e Projektit të Ndërtimit të Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.

 

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika