Është zbardhur dëshmia e plotë e Majlinda Marës, 41- vjeçares nga fshati Rremull i Burrelit, e cila në 4 nëntor 2026 vendosi të djegë babain e saj 89-vjeçar me 1.5 litra benzinë.
Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, tregohet se ky nuk është rasti i vetëm që vajza, ka dashur të vrasë babain e saj përmes zjarrvënies, pasi më parë ka pasur dhe një episod tjetër të mëparshëm por që nuk është denoncuar në policinë e Burrelit.
Ky episod është mbajtur i fshehur nga familjarët dhe vetë i dëmtuari Adem Mara, duke çuar në ripërsëritjen e rastit edhe më rëndë. Shkak i përsëritjes së zjarrvënies është bërë për shkak të grindjeve të vazhdueshme që ka pasur vajza Majlinda Mara me babain e saj, Adem Mara.
Në dëshminë e saj të dhënë në policinë e Burrelit, Majlinda Mara, e cila punon pranë një kopshti, ka treguar se: “…unë kam dhomën time të gjumit, babai ka dhomën e tij të gjumit dhe vëllai im më bashkëshorten e tij, kanë dhomën e tyre. Rreth një vit më parë unë kam bërë një operacion pranë syrit të majtë pasi më ka pas dalë një puçërr dhe pas operacionit unë kam pasur debate me babain tim Adem Mara, për gjëra koti pasi ai më bërtet mua pa arsye. Rreth një muaj më parë unë kam pas blerë një shishe benzinë 1.5 litra dhe e kam pas fshehur në një vend të në oborrin e banesës.












