Sadete dhe Gazmir Fiku, nënë e bir, dolën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Ata akuzohen për vrasjen e Urim Fikut, 61 vjeç, bashkëshort i Sadetes dhe baba i Gazmirit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës.
Të dy i mohuan akuzat dhe përsëritën pretendimin e tyre se 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari. Sipas deklarimeve të tyre, Urim Fiku u kthye në shtëpi i gjakosur dhe i shpërfytyruar nga sulmi, hyri në banesë, mori pistoletën dhe qëlloi veten në gjoks.
Të lidhura
None found
Bashkëshortja e tij njoftoi ambulancën. Gazmir Fiku deklaroi se në atë kohë nuk ndodhej në shtëpi, pasi ishte në punë në OSHE Bulqizë, raporton gazetari Enver Doçi.
Nënë e bir pretendojnë gjithashtu se Urim Fiku vendoste leqe në pyll për të kapur kafshë të egra, përfshirë derra. Për zbardhjen e ngjarjes priten aktet e ekspertimit mjekoligjor nga policia shkencore. Në përfundim të seancës, gjykata caktoi masën “arrest me burg” për të dy.








