VIDEO/ “Urgjenca plot, ju bëni seks”, kryebashkiaku i Brazilit hyn papritur në spital dhe gjen dy mjekë në raport intime gjatë turnit, publikon pamjet
Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në një zonë të banuar në qytetin Limburgerhof, në jugperëndim të Gjermanisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj, rreth orës 11:30 sipas kohës lokale. Sipas raportimeve të transmetuesit publik gjerman SWR, avioni dyshohet se shpërtheu në ajër përpara se të përplasej në zonën e banuar.
Zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler, konfirmoi se dy personat që ndodheshin në bord humbën jetën nga aksidenti. Ndërkohë, sipas raportimit të SWR-së, të paktën një person tjetër mbeti i plagosur.
Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se avioni preku një banesë përpara se të rrëzohej. Mbetjet e tij u shpërndanë në një zonë të gjerë përreth vendit të ngjarjes. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ekipe emergjence, ndërsa zona u rrethua për të lehtësuar hetimet.
Një helikopter i policisë kreu fotografime ajrore për dokumentimin e vendit të aksidentit. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit.
Top Channel