Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë nënë e bir Sadete dhe Gazmir Fiku të cilët akuzohen për vrasjen e përkatësisht (bashkëshortit dhe babait) Urim Fiku 61 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës.
Të dy të akuzuarit kanë mohuar ngjarjen, duke mbetur në pretendimet fillestare se është sulmuar nga ariu. Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 61 vjeçari ka ardhur në shtëpi i gjakosur pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, ka hyrë në banesë, ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar veten në gjoks.
E shoqja ka njoftuar ambulancën. Gazmir Fiku në deklarimet e tij ka thënë se nuk ka qenë në banesë, pasi ka qenë në punë në OSHE Bulqizë, gjatë kësaj kohe, raporton gazetari Enver Doçi.
Ata pretendojnë se Urim Fiku vendoste leqe për të zënë kafshë të egra(derra) në pyll. Ajo ç’ka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje do të jenë aktet e ekspertimit të mjekësisë ligjore të cilët pritet të vijnë nga policia shkencore. Në përfundim të seancës gjykata vendosi arrest me burg për të dy.
Pas hetimeve intensive, të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më 3 nëntor 2026.
LEXO EDHE: Vlora tronditet nga skandali në shkollë, 7 nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual
Në vijim, policia arrestoi Sadete Fiku, bashkëshortja e viktimës, dhe Gazmir Fiku, djali i tyre. Ata dyshohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e vrasjes.
Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një pistoletë model 54, fishekë dhe një gëzhojë pistolete, e cila u gjet në oborrin e banesës.