Tragjedi në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar, raportohet për të vdekur dhe të plagosur SHBA-ja prezantoi një plan të ri për sigurinë evropiane dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Lëvizja e Washingtonit vjen në prag të bisedimeve trepalëshe me Ukrainën dhe Rusinë, që pritet të mbahen më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi. Plani i propozuar nga administrata Trump parashikon konsultime të vazhdueshme për sigurinë, komunikim në raste krizash, transparencë ushtarake dhe masa për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve.
Sipas të dërguarit amerikan Jared Kushner, nisma synon të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve, pa i dhënë asnjë vendi të drejtën të vendosë për aleancat e një vendi tjetër. NATO-ja do të mbetet shtylla kryesore e mbrojtjes kolektive europiane.
Megjithatë, ekspertët shprehin shqetësime për mundësinë që Rusia të ndikojë në të ardhmen e sigurisë evropiane dhe në rolin e NATO-s. Ata theksojnë se Moska nuk ka treguar gatishmëri për kompromis, ndërsa çështjet më të vështira mbeten territoret e pushtuara dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës.
Bisedimet në Abu Dabi pritet të sjellin përparim gradual, por ekspertët nuk presin një marrëveshje të madhe, për shkak të dallimeve të thella mes palëve.
Një tjetër sfidë është financimi i rindërtimit të Ukrainës, nevojat e së cilës vlerësohen në rreth 588 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Por teksa SHBA-ja dhe Europa po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të krijuar kushte për paqe, por mbetet e paqartë nëse Rusia do të pranojë t’i japë fund luftimeve dhe të garantojë sigurinë e Ukrainës.
Top Channel