Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore në një treg në provincën Taiz, në perëndim të Jemenit. Lajmi është bërë i ditur nga rebelët Huthi, të cilët ia kanë atribuuar sulmin Arabisë Saudite, duke pretenduar se mes viktimave ka edhe civilë.
Sipas raportimve nga mediat e huaja, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Huthitë deklaroi se sulmet goditën një zonë tregtare, duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta. Nga ana tjetër, autoritetet lokale që mbështesin qeverinë jemenase kanë fajësuar luftëtarët e armatosur pro-iranianë për sulmin. Deri më tani, palët kanë dhënë versione të kundërta për përgjegjësinë e ngjarjes, ndërsa rrethanat e plota të sulmit mbeten të paqarta.
