Një 21-vjeçar në Oregon të SHBA-së u qëllua pesë herë nga policia, teksa përpiqej të shpëtonte nga vëllai i tij më i madh, i cili e mbante peng nën kërcënimin e thikës. Ngjarja ndodhi më 6 janar 2026 në qytetin Albany.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Maverick Lyon, student dhe lojtar lakrosi, u përball me oficerët pasi arriti të dilte nga banesa ku vëllai i tij 27-vjeçar e kishte kërcënuar me thikë. Sipas padisë së ngritur nga i riu, ai kishte lënë thikën dhe kishte ngritur duart kur policia hapi zjarr.
“Qëlluat njeriun e gabuar, ai po më mbante peng!”, u dëgjua në pamjet e kamerave.
Lëndimet ishin të rënda. Ai qëndroi katër javë në spital dhe iu nënshtrua disa operacioneve, gjatë të cilave mjekët i hoqën një pjesë të mushkërisë, shpretkës dhe apandesitit.
21-vjeçari ka ngritur padi federale ndaj policisë, duke pretenduar përdorim të tepruar të forcës. Nga ana tjetër, prokuroria e kishte konsideruar të justifikuar reagimin e oficerëve. Vëllai i tij, i cili shkaktoi incidentin, është dënuar me më shumë se gjashtë vite burg për marrjen e pengjeve dhe kërcënimin me armë.
DISTURBING: ALBANY POLICE SHOOT THE WRONG MAN — Daily MailMaverick Lyon was allegedly taken HOSTAGE by his ARMED BROTHER, but officers mistook him for the suspect, tased & shot him FIVE TIMESLyon lost part of his lung & spent a month in hospital. Now he’s suing the department https://t.co/dO0kWa85EZ
— RTVisual (@RT_Visual_on_X) November 6, 2026
