Kombëtarja shqiptare do të mbyllë fushatën e Nations League me dy ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë me kuqezinjtë që do të kërkojnë të ruajnë kryesimin e grupit. Trajneri Rolando Maran doli në konferencën për shtyp ku foli për listën e futbollistëve të përzgjedhur për këto dy përballje. Kur bëj një listë mendoj, jam i bindur se është lista e duhur, nuk do thotë që kush nuk është në listë nuk mund të ishte i aftë për të qenë i gatshëm, për të dhënë një kontribut për këtë fanelle. Kam marrë në konsideratë formën, përtej Elsit, për arsyet që i dimë. Jam munduar të shoh minutazhin, se mendoj se në këto ndeshje kemi nevojë për lojtarë që janë në formë, që janë mirë dhe në formë të mirë. Për të përmirësuar këto statistika, unë kam marrë shënime… jemi të parët në çdo të dhënë në Ligën C. Në të gjithë Ligën C jemi të parët me gola në favor, jemi ata që kemi pësuar më pak aksione kundër, të parët jemi edhe me gjuajtjet në portë. Ndaj si ta përmirësojmë? Duhet të jemi më konkret dhe kapitalizojmë atë që krijojmë, por do të mundohemi që t’i përmirësojmë këto të dhëna nëse është e mundur.