Dukagjini dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Llapi do të takohen me fillim nga ora 17:00 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit që nuk kanë shijuar fitoren në tri takimet e fundit, do të synojnë ta arrijnë atë sonte përballë shikuesve të tyre.
Aspak më mirë punët nuk i ka as Llapi, pasi edhe këta të fundit janë të zhytur thellë në krizë dhe kanë plotë shtatë ndeshje pa rezultat pozitiv.
Në takimin e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave kishte triumfuar Dukagjini me rezultat 2-1 në Podujevë.
Të dy trajnerët Armend Dallku dhe Tahir Batatina, kanë vendosur të futen në lojë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Bardhoku, Basri, Sinani, Bytyqi, Salihu, Hugo, Pefqeli, Stevenson, Zulfiji, Isufi.
Llapi: Laroshi, Mulalic, Ajvazi, Jaha, Ademi, Ramadani, Selimaj, Hetemi, Kolgeci, Xhaka, D’Almeida.
/Telegrafi/













































