Policia e shpall në kërkim Adnon Jasharin, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vjetësh
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të lokalizuar Adnon Jasharin, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit, e cila u vra me 18 maj të vitit 2011.
“Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të na njoftojë përmes adresës elektronike [email protected] ose duke u paraqitur direkt në stacionin më të afërt”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Kërkesës i janë bashkëngjitur edhe dy fotografi të të akuzuarit. Prokuroria Themelore në Prishtinë këtë javë ka njoftuar se ngritur aktakuzë për gjykim në mungesë ndaj ish-partnerit të tashmë të ndjerës, Diana Kastrati.
Aktakuza është ngritur më 22 tetor të këtij viti. Aktakuza në mungesë është ngritur për shkak se siç është raportuar edhe më herët, i akuzuari ndodhej në Spanjë dhe autoritetet kosovare kishin hasur në pengesa për ekstradimin e tij, pasi Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Sipas aktakuzës A.J. më 18.05.2011 e kishte privuar nga jeta Dianën në mes të rrugës duke e goditur me armë në qafë, në udhëkryqin e rrugëve “Haxhi Zeka” dhe “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Viktima jeton te prindërit e saj pas prishjes së raportove me A.J. me të cilin kishin një fëmijë të përbashkët, pasi aktakuza specifikon se në dy vjetët e fundit të bashkëjetesës, Diana kishte raportuar te organet kompetente se kishte përjetuar maltretim fizik e psikik nga ish-partneri i saj.
Pas zhvendosjes tek shtëpia e prindërve të saj, më 26 prill të atij viti, për shkak të kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës, Diana iu drejtua Gjykatës Komunale në Prishtinë, duke kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente. Sipas ligjit, gjykata duhej të vendoste për kërkesën brenda 24 orëve. Por, kërkesa nuk mori përgjigje. Pas 22 ditësh, Diana u vra.
Ndryshimi i pushtetit në Serbi, një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?
Liga e Kombeve, Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit
Kandiç: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë
- 16:13 BE-ja dhe Mali i Zi mbyllin negociatat për lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë ushqimore
- 15:58 Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor
- 15:54 Mbreti belg refuzon dorëheqjen e kryeministrit Bart De Wever, i kërkon të rifillojnë bisedimet për buxhetin
- 15:44 Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj publikon video me AI: Më persekutojnë
- 15:31 Ndryshimi i pushtetit në Serbi, një mundësi e re për dialog me serbët e Kosovës?
- 15:24 Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person